Gazetarja Dasara Karaisakaj gjithmonë ka spikatur për natyrën e saj shumë ‘crazy’. Duke e nisur me dy balerinat ‘belly dancer’ që i dhuroi bashkëshortit për ditëlindje, e përfundon duke u martuar në mënyrën më të çuditshme. E veshur me xhinse, pulovër, çizme dhe një vello në kokë, Dasara vendos të lidhet në kurorë me partnerin e saj prej vitesh, Damianon. Ata janë dhe prindër të një vajze shumë të ëmbël Clarissa. Sipas newsbomb.al gazetarja ka vendosur që këtë ditë ta kalojë pranë familjarëve dhe miqëve të saj.