Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

FOTO EKSKLUZIVE / Greta Koçi ditëlindje me dy torta, surpriza e Lulzim Bashës dhe të ftuarit VIP në festë

27/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A

Greta nuk është më 16 vjeç… Tashmë miti i këngëtares që të gjithëve u dukej se festonte çdo vit 16-vjetorin, ‘vdiq’. Greta mbushi dje 25 vjeç, plot çerek shekulli dhe këtë ditë të shënuar të jetës së saj vendosi ta ndajë me miq e kolegë të dashur të skenës në një festë të organizuar në ambientin më të ri në Tiranë, “Billionaire”. Të ftuar ishin fytyrat më të dashura të ekranit si: Blendi Fevziu, Manjola Nallbani, Ermal Mamaqi, Irma e Eranda Libohova, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, Anxhela Peristeri, Samanta Karavella, Elgit Doda, Zaimina Vasjari, Juxhin Kurti, Xhensila Myrtezai e Besart Kallaku, Stine, Elona Balaj, Julian Deda dhe motra e saj bukuroshe, këngëtarja Eni Koçi… Sigurisht nuk mund të mungonte i gjithë ekipi i “Dance With Me” ku Greta është konkurrente, duke nisur me regjisoren dhe producenten artistike Vera Grabocka, pronaren e “TV Klan” Alba Frangaj, anëtarët e jurisë Robert Aliaj, Valbona Selimllari dhe Albi Nako, kryeredaktorja e spektaklit Rozana Radi, konkurrentët Dj Vicky dhe Jessy, Renato Mekolli dhe Laura Nezha, Alban Ramosaj dhe Bora Zemani, Arnita Beqiraj dhe Besmir Bitraku, Xum Allushi dhe partneri i këngëtares Koçi, deputeti Nard Ndoka. Të gjithë të ftuarit krahas urimeve kishin menduar edhe për dhuratat, disa kishin zgjedhur lulet, të tjerë bizhu me vlerë apo edhe veshje firmë… Por mes tyre, ajo që spikati ishte buqeta e kryetarit të Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha, i cili në pamundësi dërgoi një buqetë të veçantë, në pusullën e të cilës shkruhej: “E dashur Greta, të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen, edhe 100 vjet të lumtura”… Por veç kryetarit Greta ka marrë një dhuratë edhe nga familja Berisha, më saktë çifti Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha.





Atmosfera në festë arriti kulmin pak para mesnate kur ishte momenti i fryrjes së qirinjve të tortës… Miqtë i kishin përgatitur një surprizë, dy torta, njëra me qirinjtë ’25’ dhe tjetra me qirinjtë ’16’ dhe Greta sigurisht që zgjodhi këtë të fundit. Situata u nxeh edhe më shumë disa minuta më vonë kur muzika nuk njihte limit dhe kur këngët që luheshin ishin hite të disa prej protagonistëve të ftuar në festë… “RevistaWho.Com” ishte në festë dhe sjell sot një pasqyrim të plotë përmes fotografive të Altin Çelmetës, të asaj që ndodhi mbrëmë në 25-vjetorin e Greta Koçit me urimet më të mira për të.

 


Tags: 25 vjecditelindjefesteGreta KociVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Angelina Jolie: Ja çfarë kam dashur gjithmonë në jetë

Angelina Jolie: Ja çfarë kam dashur gjithmonë në jetë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera