Këngëtarja e dashur, Elvana Gjata feston sot ditëlindjen dhe në rrjete sociale janë bërë urime të ndryshme nga personazhe të njohur të ekranit. Ermal Mamaqi, një nga miqtë më të mirë të Elvanës i ka uruar asaj publikisht ditëlindjen, duke zbuluar dhe një detaj që pak veta mund ta dinë. Duket se Elvana Gjatën shumë shpejt do ta shohim në tregun ndërkombëtar muzikor. “Artistja shqiptare që ka më shumë hite se çdo kush ka ditlindjen. Mezi pres të shpërthesh në tregun ndërkombëtar… 100 vjeç motra!”-shkruan moderatori. Nëse është e vërtetë, Elvana e meriton plotësisht të shkëlqejë jashtë kufijve të Shqipërisë.