Këngëtarja Elvana Gjata do të hap së shpejti biznesin e saj me fustanet e nusërisë, “Altar”.
Këtë dyqan ylli i popit do ta ketë në bashkëpunim me stilistin kosovar, Valdrin Sahiti.
Ka qenë vet Elvana ajo që ka postuar një foto në Snapchat, ku na prezanton me ambientet e dyqanit të saj.