Amarda Toska dhe Ermal Mamqi janë pa dyshim një nga çiftet më të pëlqyera në showbiz. Ata gjithmonë kanë spikatur për marrëdhënien e tyre të veçantë. Ermali tashmë dihet që ka një natyrë karizmatike dhe plot humor, saqë shpesh herë Ami është pjesë e ‘rengjeve’ të tij. Sot, aktori i humorit dhe moderatori i emisionit ‘Xing’ ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaqet sëbashku me bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në vendin e shoferes.
“Ça të bësh… me shofer personal”- shkruan Ermali bashkangjitur fotos, ndërkohë fansat kanë nisur të qeshin me babutën e tij.