Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, një nga çiftet më të famshëm e më të dashur për publikun, jetojnë prej shumë vitesh një martesë shumë të lumtur, e cila është bekuar me Joelin e vogël. Por gjithmonë jemi mësuar ta shohim Ermalin në rolin e humoristit. Këtë herë ai është bêrë nostalgjik. Ai ka postuar një foto me Amin, e cila daton rreth 4 vjet më parë. Edhe sot ata janë po njësoj të dashuruar si atëherë.









