Kantautori Flori Mumajesi feston sot përvjetorin e lindjes. Bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë Elvana Gjata, ka lënë një dedikim për të. Janë fjalë të mbushura plot krenari e mirënjohje. “Në ditën e lindjes tënde je bekuar me muzikë, dhe ti e krijove prej shpirtit, ja dole, që ajo të jetojë përgjithmonë… A nuk ndihesh krenar? Me siguri po. Njësoj dhe unë. Sot në ditën tënde të lindjes ke duartrokitjen më të madhe të mirënjohjes time për gjithçka që kam mësuar prej teje!”, shkruan Elvana.