Aktori i “Portokallisë”, Gaz Paja, ka nisur po ashtu pushimet në plazhin e Dhërmiut, që është dhe i preferuari i tij për çdo verë. Ai ka shfrytëzuar fundjavën për të marrë rreze, dhe për t’iu kthyer sërish spektaklit të humorit nëpër rrethe. Këtë vit ata do të japin një shfaqje për çdo qytet, duke i ofruar “live” publikut, humorin e të dielave nga ekrani. Ra në sy fakti që Gazi nuk ishte në praninë e ndonjë mikeshe për të shijuar detin, por me shokët e tij. Përveç miqve në botën e teatrit dhe televizionit, ai tashmë ka kolegë edhe në fushën e politikës./ Panorama