Përmes një poze shumë simpatike, me Viktorian e vogël pranë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka bërë mëngjesin e sotëm urimin e tij për të gjithë fëmijët. Si rrallëherë Basha ka publikuar një foto nga shtëpia. Vogëlushja e kryetarit të “Partisë Demokratike” këmbëzbathur e ngjitur mbi tavolinë, buzëqesh pranë babit. “Bashkë me vajzën time, Viktoria ju urojmë gjithë fëmijëve të Shqipërisë ‘Gëzuar 1 qershorin’”, shënon Basha.