Ai u bë i njohur për të gjithë si grimieri që kujdeset për Kim Kardashian. ‘Sa bukur Mario’ është shprehja që u bë e famshme për të gjithë shqipfolësit. Mario bën Kim Kardashian të duket një super yll, por gjithashtu i mësoi dhe disa fjalë në gjuhën shqipe. Grimieri i ka bërë të ditur për të gjithë origjinën e tij shqiptare. Para pak kohësh Mario ka zbuluar një tjetër talent shqiptar që është bërë e njohur në ShBA. Foinika Kay vajza me origjinë shqiptare është një grimiere e talentuar. Ajo bie në sy për stilin e saj shumë të ngjashëm me atë të motrave Kardashian. Ndër të tjera Kay është një patriote shqiptare shumë sexy./Express/