Ata ishin dhe janë 4… Miq të përhershëm, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në jetën e tyre, katër prezantuesit historikë të “Top Channel” Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ledion Liço dhe Eno Popi kanë mbetur njësoj karshi njëri-tjetrit. Ata janë njohur vite më parë në studiot e së njëjtës media të cilës i kanë qëndruar besnikë, deri më sot kur janë bërë prindër (përveç Enos). Kësaj here i ka mbledhur ditëlindja e drejtueses së “Big Brother”, Arbana Osmani./ revistawho.com