“Djemtë e mirë shkojnë në parajsë, djemtë e këqinj shkojnë në Pattaya”, është slogani popullor në qytetin tajlandez Pattaya, i konsideruar si kryeqyteti botëror i seksit.
Mijëra meshkuj vërshojnë aty për të bërë seks. Qyteti ka mbi 27 mijë prostituta, thuajse një në pesë femra.
Aq problem është çështja e prostitucionit, sa disa thonë se kjo është Sodoma dhe Gomorra e ditëve moderne.
Prostitucioni është i paligjshëm në Tajlandë, por ligji injorohet hapur. Mijëra femra të veshur në mënyrë joshëse i presin hapur turistët, kryesisht perëndimorë. Lokalet dhe masazhieret shërbejnë si maskim për bordellot ilegale.
Ministrja e parë femër e Turizmit në vend ka premtuar se do të zhdukë turizmin seksual./syri.net