Prej kohësh u përfol një lidhje midis moderatores seksi Luana Vjollca dhe djalit biznesmen nga Kosova, Krenar Çoçaj. Ata e kanë mbajtur shumë të fshehtë marrëdhënien e tyre, por udhëtimet e shpeshta bënë që sekreti i tyre të dilte. Edhe pse çifti nuk ka publikuar asnjë foto sëbashku, syrit të paparazit nuk i kanë shpëtuar. Sipas burimeve të ‘Prive’ ata para disa kohësh u bënë miq në rrjetin social ‘Instagram’, ku tani shohim që Krenari komenton në fotot e saj.
‘Vetëm ti mund të jesh kaq seksi dhe e ëmbël në të njëjtën kohë’- shkruan ai tek një nga fotot e moderatores.
Dhe tani nuk na ngelet gjë tjetër veç se të presim reagimin nga Luana./revistawho.com