Një i ri në Tajvan pagoi 50 striptiste për të performuar gjatë funeralit të babait të tij, si një dhuratë e fundit për të. Pamjet e shpërndara me shpejtësi në internet janë marrë gjatë ceremonisë më 3 janar në qytetin Chiayi, ku i ndjeri, Tung Hsiang, kishte qenë për disa kohë kryetar. Sipas djalit të ish-zyrtarit, babai i tij kishte jetuar një jetë emocionuese dhe për këtë ai u kujdes që edhe funerali i tij të ishte sa më i lumtur dhe emocionues. Mbi 150 automjete u përfshinë në ceremoninë mortore aspak të veçantë, ndërsa 50 xhipa mbanin striptistet teksa performonin.