Trashëgimtarja e Top-Channel Lori Hoxha mbrëmë ka shkëlqyer në ditëlindjen e 15 të TCh, në një fustan të stilistes më famë botërore Elizabeta Franchi. Këtë fustan para Lorit Hoxhës e kanë veshur edhe shumë emra të njohur të showbizit botërorë, si Kourtney Kardashian,Blanca Suares apo Lindsay Lohan.
Por sa kushton ky fustan? Nëse bëjmë një kërkim të vogël në webfaqen e stilistes, shohim fustanin me viza të kuqë dhe blu që kushton asgjë më pak e asgjë më shumë se 524 euro, shkruan opinion.al.