Ka qenë padiskutim një nga prezantueset më të dashura dhe të gjithë e kujtojnë me nostalgji sapo përmendet emri i saj. Bëhet fjalë për Silvana Braçen, e cila ka drejtuar një sërë emisionesh kryesisht argëtuese dhe muzikore.
Revistawho.com ka shkëputur dy fotografi nga një emision i vitit 1990, kushtuar artistit të madh Ferdinand Deda, për t’ju risjellë edhe njëherë në memorie moderatoren simpatike.









