Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, është në javët e fundit të shtatzënisë. Pak kohë e ndajnë këngëtaren nga njohja me bebushin e saj, i cili vjen si një bekim në jetën e Adelinës dhe të bashkëshortit të saj. Së fundmi ajo ka postuar një nga fotot e rralla shtatzënë dhe duhet thënë se është në formë të shkëlqyer. Tani mezi presim të njohim bebushin, i cili pa dyshim do të jetë shumë i bukur./revistawho.com