Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/ Jonida Vokshi hap biznesin e saj, ja sa i kushtoi dhe arsyeja pse e quan “YoYo”

07/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO/ Jonida Vokshi hap biznesin e saj, ja sa i kushtoi dhe arsyeja pse e quan “YoYo”

Teksa shijon një gotë vere të kuqe, protagonistja e filmit “7 Ditë”, pozon në barin e saj të quajtur “Yo-Yo”. Prezantuesja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, përveç studios televizive, do t’i presë miqtë në barin ku do të ndërthuren muzika, humori, festa etj. Aktorja dhe prezantuesja e njohur ka shkrepur foton e parë në ambientet e tij, ndërkohë na tregon më shumë detaje për gazetën “Panorama”, rreth biznesit të veçantë që po hap në Tiranë. Nuk e kishe shprehur ndonjëherë publikisht ambicien për të qenë pronare e një bari, pse e hape një biznes të tillë? “Yo¬yo” është një bar i areduar thjesht, me old stuff, por i ngrohtë, me birra dhe verë të mirë, që shoqërohen me asortimente të veçanta.





Pse hapa një biznes të tillë?

Sepse duke u nisur nga vetja, që gjithmonë zgjedh një vend të preferuar të shkoj përherë aty, e bëra këtë zgjedhje me dëshirën që të kthehet në një vend ku të gjithë miqtë e mi dhe klientët të ndihen komodë. Për këtë po kujdesem personalisht, pasi po e bëj me shumë dashuri e përkushtim


Sa ka kushtuar ky bar?

Nëse ju tregoj këtë, atëherë i bie t’ju tregoj llogarinë time bankare pastaj (shaka). Thjesht nuk kam kursyer në atë që më ka pëlqyer ta bëj sipas dëshirës sime

Pse do të identifikohesh me shërbimin e verës dhe birrës specifikisht. Të pëlqen t’i shijosh dhe vetë?

Sigurisht që nuk ka vetëm verë dhe birrë, por dhe pije shumë të veçanta, disa prej të cilave janë pak ekskluzive. Por, duke qenë se dobësia ime është vera, nuk mund të mungonte një përzgjedhje e veçantë e saj. Birra ndërkohë është preferuar nga të gjithë në çdo stinë dhe vendi është i tillë që një gotë birrë shijon shumë mirë aty.

Çfarë të përfaqëson apo identifikon ty në elementët e interiorit, do të ketë foto të tuat, e të tjera detaje si këto?

Nuk është se ka foto të miat aty, apo ndonjë gjë që të identifikohet me mua. (qesh) Dhe nuk e kam dashur këtë gjë, përveç emrit “Yo¬Yo”, që e lidh me emrin tim disi. Pjesa tjetër dua të jetë thjesht e ngrohtë dhe e dashur, duke filluar nga pijet e mira, muzika, aktivitete herë pas here, që do të bëhet me muzikë, humor, festa etj., pra një thurje e vogël. (qesh)./panorama.al

Tags: Biznesjonida vokshiyoyo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Next Post
Merr fund beteja ligjore mes Kylie Jenner dhe Kylie Minogue, ja kush fitoi

Merr fund beteja ligjore mes Kylie Jenner dhe Kylie Minogue, ja kush fitoi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera