Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Shumë rrallë mund të shikojmë foto nga familjarët e saj, e pothuajse fare nga jeta sentimentale. Para disa orësh Vokshi ka ndarë me fansat një foto në rrjetin social “Instagram”, ku na njeh me gjysmën e saj më të mirë.
“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime më e mirë”- shkruan moderatorja përkrah fotos, ku shfaqet një djalë.
Por ende nuk e dimë nëse është një mik, familjar apo i dashur i Joindës./revistawho.com