Në fakt e bëri të ditur që në 2015, por fansave iu desh të prisnin dy vjet. Pikërisht në momentin që humbën çdo shpresë dhe se lajmi ndoshta nuk ishte asgjë vjen edhe koleksioni i saj: Katy Perry e tha dhe e bëri. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ndonjë album apo tur të ri, por pasi hyri në botën e bukurisë me make up dhe parfume me emrin e saj, erdhi momenti i linjës së saj të parë të këpucëve, Katy Perry Footwear Collection, të realizuar në bashkëpunim me Global Brands Group. Në këtë mënyrë ajo ndjek gjurmët e njerëzve të tjerë të famshëm si Jennifer Lopez, Rachel Zoe, David Beckham etj. Por ndryshe nga ata, krijimet e Perry kanë një tjetër plus, çmimet e lira dhe të përballueshme. Ato nisin nga 59 dollarë në 299 dollarë maksiumi. Ka qënë vetë dizenjatorja e re që e ka dashur këtë, duke qënë e bindur se ka gjëra më të rëndësishme për të cilat duhet shpenzuar para. Është familja, fëmijët dhe shëndeti./tch