Ellie Goulding përflitet se ka nisur të shoqërohet me sportistin e “Team GB”, Casper Jopling pasi ata janë parë duke flirtuar me njëri-tjetrin në një klub nate në Londër, javën e kaluar. Pas këtij takimi, dyshja është fotografuar sërish në një shëtitje romantike në qytetin e New York-ut, ditën e martë. Këngëtarja e hitit “Still Falling For You” dukej tepër e lumtur me të dashurin e saj të ri, teksa janë parë të kapur krahë për krahu. Në disa fotografi të publikuara, këngëtarja 30-vjeçare është parë duke buzëqeshur dhe biseduar me atletin 24-vjeçar./topalbaniaradio