Mihrije Braha tashmë ka krijuar imazhin e e saj që sot edhe të bëhet njëra ndër artistet tona më të përfolura të faqeve rozë dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”. E pyetur nëse bashkëshorti i saj, Naim Abazi, e ka qortuar ndonjëherë për fotot ku ajo shihet e zhveshur, ja se ç’përgjigje jep këngëtarja: “Jo, përkundrazi, bile nxitjet janë prej anës së tij. Unë veç i aprovoj. Ai i ka fajet”. Mihrija tregon edhe se autori i të gjitha atyre fotografive është vetë Naimi. Me fjalët të tjera, pra, Naimi qenka edhe fotografi personal i këngëtares Mihrije Braha.