Ka paralajmëruar se do të rikthehet në skenë me një këngë të re po se kur do të ndodhë kjo nuk dihet ende. Teksa pret rikthimin në muzikë, këngëtarja bukuroshe shqiptare po vazhdon “misionin” që i është përkushtuar vitet e fundit, të jetë një nënë e mirë. Po flasim për Argjentina Ramosajn, të cilës as vetë nuk po i besohet se sa shpejt po i rritet i biri bukurosh. “S’më besohet sa i madh po bëhet arushi im. Ndihem me fat që jam nëna e tij”, ka shkruar këngëtarja./ revistawho.com







