Orhidea Latifi e njohur ndryshe me emrin e artit si “Kida” është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të komentuara kohët e fundit.
Këngëtarja e mirënjohur ka festuar sot ditëlindjen e saj të 20-të. Nga fotot e postuara në profilin e saj në “Instagram” bukoroshja duket se këtë ditëlindje ka vendosur ta festojë me familjen e saj të cilët janë kujdesur në shumë detaje për ta bërë vajzën e tyre të lumtur, gjë e cila duket shumë qartë nga fotot.
Kida shfaqet shumë seksi e veshur me një fustan të bardhë, që i nxjerr në pah format e saj. Këngëtarja nuk është mjaftuar me surprizën që familjarët e saj i kanë bërë, por ka zgjedhur të publikojë për fansat edhe trailerin e këngës të saj më të fundit.



https://www.youtube.com/watch?v=Sp9yNWKZsUM&feature=youtu.be








