Teksa ndodhemi në stinën e dimrit është e pritshme që koha të jetë me borë e me shi. Mirëpo një gjë të tillë Majku nuk e duron dot. Madje kjo kohë e fut këngëtarin në depresion. Ai postoi një foto në Insta Story ku shkruan se është mërzitur nga koha me mjegull, bora dhe shiu në Prishtinë. Megjithatë ndryshe nga personazhet e tjerë publikë që kanë udhëtuar ne vende të ngrohta, Majk ka vendosur të qëndrojë në Prishtinë./revistawho.com