Artisja e madhe Marjana Kondi, në shtëpinë e saj është një mami e një gjyshe artiste. Ajo ka një mbesë të vogël, për të cilën nuk lë rast pa shprehur dashurinë. Në këtë ditë me diell vjeshte, ato kanë bërë një shëtitje tek “deti” siç i thërret e vogla, por që në fakt është liqeni i kryeqytetit. Veç dashurisë e dritës që përcjell kjo foto, ajo që bie në sy është edhe freskia e Marjanës. Aktorja shfaqet në formë të shkëlqyer, ndërsa kalendari ka “ngecur”, pasi vitet që ikin nuk shihen gjëkundi. Shumë komplimeta për gjyshe Marjanën./ revistawho.com








