Pas shkëmbimit të unazave si dhe pritjes në pallatin mbretëror, tashmë të ftuarit e dasmës së Princit Leka me Elia Zaharia do të marrin pjesë në darkën që është organizuar me rastin e martesës së tyre.
Të pranishëm në këtë darkë, përveç të ftuarve të ardhur nga monarkitë e njohura të Europës janë edhe personalitet dhe njerëz të rëndësishëm publike në Shqipëri.
Mësohet se të ftuar janë edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
Po ashtu pjesë e kësaj darke është edhe ish kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.
Nuk mund të mungonte edhe drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu bashkë me bashkëshorten e tij.