Teksa vendin e ka pushtuar epidemia e gripit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është fotografuar në një prej dyqaneve më luksoze në qytetin e Milanos. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një foto ku Beqaj shfaqet duke bërë shopping në Itali. “Beqaj ne nje nga butiket me te superkushtueshme ne Piazza Duomo, Milano”, shkruan ai.