Aurela Hoxha është një ndër modelet shqiptare, e cila në karrierën e saj është takuar me shumë personalitete të njohura të botës së modës. E ftuar në ‘Amfar Gala’ në Kanë të Francës vitin e kaluar, Aurela është takuar me modelen e famshme, Adriana Lima. Sigurisht që modelja shqiptare nuk mund ta linte këtë moment pa e publikuar, edhe pse një vit me vonesë.