Mbrëmjen e të mërkurës në TRT1 u ritransmetua seria e një javë më parë, ndërsa produksioni i serialit Ertugrul njoftoi se xhirimet janë ndërprerë për shkak të motit të keq. Si duket protagonisti kryesor i këtij seriali , Engin Altan Duzyatan ka shfrytëzuar këto ditë për të udhëtuar drejtë Parisit, nga ku na ka sjellë edhe disa foto në rrjetet sociale. Këtë herë aktori 36-vjeçar ka udhëtuar me miqtë, këtë e kuptojmë nga imazhet që ai ka postuar Instagram. /Syri.net