Konflikti që degradoi në dhunë fizike mes një fansi të fiksuar pas Luanës dhe të dashurit të saj bëri bujë në media. Krenar Çoçaj, i cili i erdhi në ndihmë partneres së tij, është përfolur se ka pësuar disa goditje në fytyrë. Por përmes një fotoje të postuar në ‘Snpachat’ ai duket në gjendje shumë të mirë. Madje shfaqet duke luajtur me nipin e tij të vogël.