Besojmë se po ta hidhnim me votë, do të dilte që futbollisti më i bukur shqiptar vazhdon të mbetet Lorik Cana. Mirëpo ish-kapiteni i kombëtares nuk është i vetmi bukurosh në familje. Ndoshta nuk e dinit, por Loriku përveçse djali i shtëpisë, baba e sportist, është edhe një “big brother”. Ai ka një motër të vogël, me të cilën ka publikuar së fundmi një foto. Në i hodhëm një sy edhe Instagramit të saj, nga ku kuptohet se zonjusha sybukur Lea Cana është shumë krenare për të vëllanë./ revistawho.com