“Të dua fort”- shkruhet në dedikimin e Nexhmije Hoxhës, drejtuar bashkëshortes së nipit të saj, këngëtares dhe fotografes Rezarta Shkurta. Këngëtarja e njohur ka zbuluar dedikimin që bashkëshortja e Enver Hoxhës i ka bërë më 5 shkurt të 2015. “Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira për punë të mbarë e lumturi në jetë bashkë me Ermalin tonë të dashur e Herën e bukur. Të dua fort”. Fjalët e shkruara plot dashuri nga e veja e diktatorit, Rezarta i ka stampuar në zyrën e saj, për t’i pasur gjithnjë aty… Edhe me herët Shkurta e ka shfaqur hapur admirimin për Nexhmije Hoxhën dhe me siguri ky dedikim është i rëndësishëm për të./revistawho.com