“Zara”, “Louboutin” etj… Me çanta blerjeje ishte ishte mbushur sot karroca e Uliksit të vogël, djalit të Divës së muzikës Adelina Ismaili. E të gjitha këto ishin dhurata për këngëtaren. Bashkëshorti i saj Vali gjatë shëtitjes me të birin, ka ndaluar të bëjë blerje për Adelinën, gjest që e ka gëzuar shumë artisten. “Ai momenti kur babi&baby i bëjnë mamit befasi”, shkruan ajo në Instagram. Sakaq duket se momenti që ajo të rikthehet fuqishëm në muzikë nuk ka ardhur akoma. Dhe fansat mezi po presin…/ revistawho.com