Këngëtarja e mirënjohur, Gili, e njohur dhe e dashur prej shumë vitesh, mbetet zëri i preferuar i shumë njerëzve dhe një imazh që reflekton vetëm pozitivitet. Gili tashmë është bërë edhe vjehërr, pasi djali i saj i madh, Roberti, është bërë me nuse. Sot Gili ka realizuar një foto familjare ku shihet Iliri, dy djemtë, Roberti dhe Redoni dhe vetë këngëtarja që ka pozuar pranë nuses së saj.