Një ndër çiftet më të bukura të skenës shqiptare, Nora Istrefi dhe Robert Berisha dje janë bërë një dyshe e fortë edhe në muzikë. Në koncertin që Nora ka mbajtur në Tiranë me rastin e Halloween-it, në skenë është ngjitur dhe bashkëshorti i saj, Roberti. Në anën tjetër, ai në intervistat e tij ka deklaruar që në të ardhmen do të sjell edhe një bashkëpunim me gruan e tij.