Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO PAPARACI/ Fatos Nano shfaqet me dy makina superluksoze, besnik i targave 007

18/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO PAPARACI/ Fatos Nano shfaqet me dy makina superluksoze, besnik i targave 007

Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, lëviz me një fuoristradë “Maserati” dhe me shofer. Ndërkohë i shoqi, Fatos Nano, lëviz me një makinë po kaq luksoze, tip veturë, të markës “Maserati”, makina që njihen si shumë të shtrenjta dhe që i preferojnë përgjithësisht të pasurit në botë.





Nano nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për makina dhe dëshirën për t’i nisur vetë edhe kur ka qenë Kryeministër. Dhe si gjithmonë, targa e tij e preferuar është 007, të cilën e ka në të dyja makinat e familjes. Kësaj here ai është fotografuar me të shoqen dhe dy makinat e tyre, në zonën e ish- Bllokut.

nano3


Dy makinat superluksoze të parkuara pranë njëra-tjetrës kanë rënë menjëherë në sy të kalimtarëve, edhe pse duhet thënë se në Tiranë tashmë makinat luksoze nuk mungojnë. Por prezenca e ishkryeministrit pranë tyre, ishte një arsye më shumë për të pasur kuriozitet. Kujtojmë se Fatos Nano nuk është më pjesë e politikës që prej vitit 2009, kur dhe ishte deputet i Grupit të PS.

nano4

Ka pasur ndonjë dalje sporadike në media, ku sulmonte pasardhësin e tij, kryetarin e PS-së Edi Rama. Vazhdimisht ka pasur spekulime mbi mundësinë e rifutjes në politikë të Nanos, ashtu siç thuhej vazhdimisht se ekziston një grup i fortë pro Nano brenda Grupit të PS, që mund të quhen ndryshe edhe të pakënaqurit nga lideri i ri Rama.

Megjithatë, të gjitha këto kanë mbetur thjesht fjalë, pasi Nano duket që nuk ka ndërmend t’i rikthehet politikës, as edhe thjesht për të dhënë mendimin e tij mbi aktualitetin apo për tema të rëndësishme ku jo rrallëherë bëhen pjesë të debatit ish-kryeministra apo ish-presidentë. Ndërkohë ai ka zgjedhur jetën e qetë dhe luksoze, pasi jeton në një vilë në një rezidencë në Lundër dhe bën një jetë me udhëtime dhe qejfe të tjera, që kërkojnë jo pak para./ Panorama

Tags: fatos nano
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Ish-banorja e “Big Brother”, stjuardesa më seksi e aeroportit të Rinasit

Ish-banorja e "Big Brother", stjuardesa më seksi e aeroportit të Rinasit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera