Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO PAPARACI/ Pushimet e politikanëve në Jug, ish-ministret në superformë

17/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTO PAPARACI/ Pushimet e politikanëve në Jug, ish-ministret në superformë

Pas një muaji intensiv fushate për zgjedhjet për Parlamentin e Shqipërisë, erdhi momenti për pak relaks. Politikanët shqiptarë, kryesisht ata të majtë, kanë zgjedhur plazhin e Dhërmiut për t’u freskuar në fundjavat e temperaturave super të larta.





Kryesisht me familjet, por edhe me miq, ata janë fotografuar nga paparaci i “Panorama” në relaks të plotë. Të majtët kanë fituar betejën e 25 qershorit dhe pushimet i kanë mëse të merituara, ndërkohë që të djathtët nuk na i zuri sytë asgjëkundi. Mesa duket, humbja e thellë, si dhe kriza e brendshme, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ka bërë që t’i vonojnë edhe pak pushimet.beqe

Në foto duket ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kryesonte listën e kandidatëve për deputetë në zonën e Dibrës. Ai arriti ta fitojë mandatin. Një hyrje e re në Parlament do të jetë edhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela. Ai është parë së bashku me Beqajn dhe familjet e tyre, duke bërë plazh në Dhërmi.


Ish-ministret shfaqen në super formë në plazh

Në fillim drejtoreshë e QSUT-së dhe për pak javë ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk është një portret shumë i njohur, pasi ndenji pak si ministre. Ajo u zëvendësua me një nga ministrat teknikë të vendosur në paktin Rama-Basha. Por, paparacit nuk mund t’i shpëtonte.ogerta3

Ogerta ishte në Dhërmi fundjavën që lamë pas, së bashku me familjen e saj, fëmijët dhe bashkëshortin. Aty ajo është takuar dhe ka biseduar me shumë miq. Tashmë zonja Manastirliu do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si një nga deputetet e Tiranës.ogerta2

Nuk ka munguar edhe këtë verë, si gjithmonë, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Ajo nuk lë rast pa shkuar në Dhërmi, madje edhe kur ka qenë në muajt e fundit të shtatzënisë. Si gjithmonë elegante dhe në superformë, Klajda është parë në shoqërinë e nënës së saj dhe të mikeshave apo kushërirave.kljada

Nëse për Ogertën mund të ketë shumë shanse që të bëhet përsëri ministre, nuk mund ta themi të njëjtën gjë për Klajdën, e cila do të jetë deputete edhe këtë legjislaturë si pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së, por kjo forcë politike nuk do të jetë më pjesë e qeverisjes, kështu që nuk besojmë të kemi ministra nga LSI-ja në qeveri.

Sadri Abazi shfaqet trendy në plazh

Deputeti i Partisë Socialiste prej disa legjislaturash, i rikonfirmuar edhe në këto zgjedhje, Sadri Abazi, ka zgjedhur si shumë kolegë të tij që të pushojë në plazhet e Jugut. Edhe pse ka prejardhje nga Veriu, konkretisht Dibra, ai prej vitesh as nuk kandidon atje për deputet, por në Tiranë.sadri1

Dhe, mesa duket, as plazhet e Veriut nuk i preferon më. Paparaci ynë e ka kapur teksa rrinte me miq dhe ajo që të bie në sy, është pamja e tij si e një djaloshi të ri.sadri2

Bluzë moderne dhe kapele me strehë pas, bëjnë që Abazin ta shohim me sy tjetër. Në përgjithësi deputetët jemi mësuar t’i shohim me veshje shumë formale dhe kjo pamje është interesante dhe kurioze për ne./ Panoramasadri3

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!
Breaking News

“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!

15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!
Breaking News

Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!

15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën
Breaking News

“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën

15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja
Breaking News

Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja

15/01/2026
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV
Breaking News

“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV

15/01/2026
Next Post
Jeni me pushime? Ja si do të jetë moti këtë javë (17 – 23 Korrik)

Jeni me pushime? Ja si do të jetë moti këtë javë (17 – 23 Korrik)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera