Ngjashmëria mes këngës “Nallane” e Flori Mumajesi dhe “Six Feet under”, nga The Weeknd rezultoi e vjedhur.
Vetëm pak orë më vonë kënga e The Weeknd u fshi nga kanali i tij zyrtar në Youtube, pas ankesës së Copyright Clame në IPFI (një organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave autoriale). Kjo organizatë është nën monitorim 24 kundër piraterisë në industrinë e muzikës. Gjithashtu ka reaguar edhe vetë The Weeknd i cili e ka ndjerë si detyrim t’iu shpjegojë fansave të çuditur për këtë version të këngës, duke u shprehur se ishte fshirë për shkak të të drejtave autoriale. Ndërkohë pas bllokimit të “Six feet under” tani në Youtube gjendet një version tjetër i saj , ku fillimi i këngës është shkurtuar.
https://www.youtube.com/watch?v=RgtezjYxcWU