E ftuar në ‘Xing me Ermalin’ këngëtarja simpatike, Ronela Hajati, i ka bërë të gjithë të qeshin, teksa ka imituar disa nga këngëtaret më të njohura shqiptare, si Bleonën, Aurela Gaçen dhe Elvana Gjatën. Çdo gjë ishte në kuadrin e shakasë dhe në mënyrë të tillë e ka pritur dhe Elvana. Siç ka fiksuar Intv, pas shfaqjes së programit, këngëtarja e ka ndjekur Ronelën në Instagram. Dy artistet dikur kanë bashkëpunuar me të njëjtin producent, Flor Mumajesin.