Vajza e bashkëshortes së Edi Ramës, e cila me profesion është arkitekte ka zgjedhur të realizojë një pemë shumë interesante për të uruar festat e fundvitit. Rea Xhillari ka vendosur të gjithë inicialet e familjes në formën e pemës së Krishtlindjeve. Në të janë inicialet e kryeministrit Edi Rama, bashkëshortes Linda, Gregorit, Zahos dhe të vetë Reas.