• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/ Përvjetori i biznesmenit në Tiranë që u shndërrua në dasmën më madhështore të vitit

Nëse deri më tani e kishit parë në përrallat me fund të lumtur, biznesmeni nga Tirana dhe bashkëshortja e tij e bëjnë realitet.

Drilona Doçi dhe bashkëshorti i saj Kristian Boçi kanë festuar përvjetorin e 10-të të martesës  në një dasmë madhështore që bëri pothuajse të gjithë të flasin për të. Madje edhe vetë organizatorja e kësaj dasme, Alketa Vejsiu e kosnideron si një spektakël të vërtetë, si një nga gjërat më spektakolare të realizuara ndonjëherë në Shqipëri.

30 mijë lule të freskëta natyrale më të cilat u dekorua ambienti deri në detajin më të vogël. Pjata argjendi, qëndisma të shtypura me lazer,  pafundësi lulesh, efekte skenike të pafundme, fotografë, orkestra speciale, ndriçimi, fustani super i shtrenjtë i nuses, Ekrani Led 300 metra katrorë, regjia 3D por edhe shuma marramendëse e parave të shpenzuara e bënë këtë dasmë spektakolare.

Mbizortëronte ngjyra lejla dhe blu duke e kthyer ambientin mjaft elegant, në një përrallë të vërtetë.

Të ftuar në “dasmën e vitit” ishin personazhe nga jeta e politikës, medias, showbiz-it./intv.al