Përveç se këngëtare, Mimoza Shkodra ushtron dhe një profesion tjetër në Zvicër, aty ku dhe kalon pjesën më të madhe të kohës. E ftuar në emisionin “21 Gradë”, Shkodra foli për karrierën, por edhe për jetën e saj personale. Midis të tjerave, ajo rrëfeu se ka një profesion të dytë si teknike laboratori dentar. “Gjithmonë e kam dashur mjekësinë, kam dashur të bëhem pediatër, por ishte më e lehtë për mua të bëhesha teknike e farmacisë sepse fillova herët të merrem me muzikë”, u shpreh këngëtarja.
Shkodra ka lindur në Zvicër, ku edhe jeton dhe punon aktualisht.









