Pasditja e sotme është e tensionuar tek vila qeveritare në Dhërmi. Dëshmitarë kanë treguar për SYRI.net, se në orët e pasdites shumë autoambulanca kanë shkuar tek vila qeveritare në Dhërmi ku është duke pushuar kryeministri Edi Rama. Po ata tregojnë se ka pasur shumë lëvizje të autoambulancave me sirena duke bërë që njerëzit të bëheshin kuriozë për atë që po ndodhte. Aktualisht nuk ka ndonjë informacion për atë që mund të ketë ndodhur në vilën qeveritare në Dhërmi. /SYRI.net