Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, e shkëputur nga muzika prej një viti, po përgatit rikthimin e saj tek fansat dhe dashamirësit. Nëna e Grace dhe Abigail, që ishte kryefjala e këtyre 11 muajve mungesë lajmëron projektet e reja përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.
“VENDIN TEND SE ZE NJERI… AH, SA TE DUA, KY SHPIRT E DI. Më në fund. Kam shumë projekte, por ky është i pari që vjen për ju këto ditë”, – shkruan Gaçe bashkangjitur fotos.
Ky lajm ka lumturuar shumë dhe fansat, pasi komentet e tyre pozitive janë të pafund në foton e këngëtares. Edhe ne jemi po aq të gëzuar, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim ditën që do të lançohet kënga.
/revistawho.com