Barack Obama mbajti fjalimin e tij të lamtumirës në qendrën e konventave McCormick Place në Çikago të martën, ndërsa shumë yje të botës së kinematografisë dhe muzikës i kanë dedikuar atij postime në rrjete sociale, mes tyre edhe këngëtarja Rita Ora. Rita ka pasur një raport mjaft të mirë me familjen Obama. Ajo para një viti mbajti edhe një performancë për ta në Shtëpinë e Bardhë.
Rita ka ndarë një foto në Instagram të shkëputur ditën që ajo performoi në Shtëpinë e Bradhë, ndërsa në të shkroi: “Unë asnjëherë nuk do t’i harrojë fjalët e mira që mi thatë pas performancës sime për ju në shtëpinë e bardhë. Falemnderit për gjithçka që keni bërë. Legjenda. #moshkoni”.