• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/ Robert Pattinson shfaq dashurinë në tapetin e kuq

Robert Pattinson dhe e dashura e tij FKA twigs u shfaqën në publik si rrallë herë në praninë e njëri-tjetrit. Çifti ishte në tapetin e kuq në premierën e filmit më të ri të aktorit britanik “The Lost City of Z” ku treguan hapur dashurinë e tyre, gjë që nuk para e bëjnë në publik. Prej muajsh Robert dhe këngëtarja britanike emri i vërtetë i së cilës është Tahliah Debrett Barnett janë përpjekur të mbajnë jetën e tyre private sa më sekrete. Shikimet, flirtimet dhe përqafimet që ata kanë shfaqur në tapetin e kuq në Londer kanë prekur zemrat e të gjithëve. Fansat janë shprehur se lidhja e tij me Kristen Stewart vite më parë duhet harruar apo fshirë nga memoria e publikut pasi ajo marrdhënie ishte e shtirur dhe e krijuar vetëm për t’i bërë publicitet trilogjisë së “Twilight”. Tashmë është e qartë se si duket Robert Pattinson i dashuruar, fotot e shkrepura në premierën e filmit e tregojnë qartë.