Këngëtarja Ronela Hajati radhitet shpesh si një nga këngëtaret më origjinale të skenës. Ajo nuk ka kryer asnjë ndërhyrje estetike apo kirurgjikale, as në fytyrë e as në trup. Ronela nuk ka buzë të trasha, “supermollëza” apo dekolte “gjigande”. Por siç kuptohet ajo nuk ka nevojë për të gjitha këto përderisa nuk ka bërë asgjë për t’i patur, ndryshe nga shumë kolege. Në pozën më të fundit këngëtarja shfaqet ujë e sapun dhe kjo i pëlqen shumë ndjekësve. Ata sigurisht nuk rrinë pa përmendur faktin se Ronela duket shumë e mirë “pa operacione”.