• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Foto seksi dhe çmenduri! Këto janë momentet që Rita Ora na zbuloi nga performanca në “Kullën Eiffel”

Koncerti i saj në “Kullën Eiffel” ka rezultuar një sukses i vërtetë, ndërsa vetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora e ka cilësuar performancën aty një stuhi të vërtetë. Normale kjo, kur këndon nga maja e “Eiffel”.

“Më shumë momente nga Parisi!! Të jesh në krye të Kullës Eiffel është çmenduri!! Dhe e stuhishme. Uroj që shfaqja ju ka pëlqyer të gjithëve’, ka shkruar Rita  teksa nuk është kursyer në publikimin e imazheve seksi.

30 vjeçarja ka realizuar një prej koncerteve më të veçanta në karrierën e saj muzikore, ndërsa komentet pozitive kanë qenë të shumta.

Madje edhe i dashuri i saj i ri, regjisori i famshëm Taika Ëaititi e uroi duke e quajtur “Zog”. Këtë herë jeta private e këngëtares duket se po njeh ditë të ngrohta me diell. Për lidhjen me regjisorin, Rita është mjaftuar duke thënë se kjo është koha më e mirë që ajo po jeton. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sa kohë është e dashuruar.