• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/ Sfilata “Dior”, koleksion ëndrrash në Paris

Stilistja italiane Maria Grazia Chiuri ka bërë një debutim me ngjyrim përrallash me koleksionin “Haute Couture” të shtëpisë franceze të modës Christian Dior, duke prezantuar fustane të lulëzuara, pallto dhe plot krijime të tjera komplekse.

Drejtorja e parë artistike femër e “Dior”-it, që më parë ka punuar për 17 vjet tek Valentino, është frymëzuar nga labirintet për linjën e prezantuar në ditën e dytë të javës së modës Haute Couture të Parisit, pranverë verë. Përmes një kopshti të lulëzuar në muzeun Rodin të Parisit, modelet nisën sfilatën e firmosur nga “Dior” me veshjet ku detajet dominuese ishin lulet dhe fluturat.

U prezantua në sfilatë edhe një përzgjedhje fustanesh të bardha para se të kalohej tek krijimet përrallore në ngjyrat rozë, mavi, gri dhe blu.

Në debutimin e saj me linjën që do të jetë gati në shtator, Chiuri shpalosi një koleksion ku ishin përzierë elementi sportiv, stili i rrugës dhe përrallat dhe “Dior” sigurisht synon të tërheqë vëmendjen e fashonistëve të reja. Një numër shtëpish luksoze të modës, mes të cilave Chanel, Giergio Armani Prive dhe Valentino, po shpalosin koleksionet e tyre në javën pariziene Haute Couture, që zgjat deri të enjten./tch

1485205643_dior1 1485205659_dior2 1485205663_dior3 1485205884_d1 1485205888_d2 1485205891_d3 1485205895_d4